Ndalohet në Gjevgjeli një shtetas serb, transportonte ilegalisht emigrantë nga Siria

Maqedonia

Ndalohet në Gjevgjeli një shtetas serb, transportonte ilegalisht emigrantë nga Siria

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Gjatë mëngjesit të sotëm, rreth orës 07:40 në Blv.Gevgelija, më saktësisht në dalje nga Gjevgjelia, zyrtarët policorë të Stacionit Policor të Vendkalimit Kufitar dhe Vëzhgimit Kufitar “Bogorodica” i kanë hequr lirinë shtetasit K.V.(22) nga Leskovci, R. Serbisë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të “kontrabandimit të migrantëve të paligjshëm”.

Personi në fjalë ka qenë duke drejtuar veturën e pasagjerëve “Opel Signum” me targa serbe, e cila është përfshirë në një aksident trafiku dhe me mbërritjen e policisë në vendngjarje janë gjetur 8 emigrantë ilegal nga Siria.

K.V. është ndaluar në stacionin policor dhe në koordinim me prokurorin publik nga Prokuroria Themelore Publike për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pas dokumentimit të rastit kundër tij do të bëhet kallëzim penal dhe personat migrantë do të transferohen në qendër pranimi-transit në Gjevgjeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat