Në Tabanocë pritet deri në 40 minuta, në pikat e tjera nuk paraqiten radhë të gjata

Maqedonia

Në Tabanocë pritet deri në 40 minuta, në pikat e tjera nuk paraqiten radhë të gjata

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAM) raporton se sot në mëngjes janë shtuar pritjet në vendkalimet kufitare Tabanocë në drejtim të Serbinë dhe Bogodoricë në drejtim të Greqisë.

Në pikat e tjera kufitare të Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata.

Sipas njoftimit, pritjet janë deri në 40 minuta.

Ndërsa nga ana, siç informojnë nga Sindikata e Automjeteve të Serbisë, në vendkalimin kufitar të Preshevës, është duke u formuar një kolonë e automjeteve kilometërshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat