Për dalje nga Maqedonia në Tabanoc pritet deri në gjysmë ore

Maqedonia

Për dalje nga Maqedonia në Tabanoc pritet deri në gjysmë ore

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 18:37
Maqedonia

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.

“Dendësia e komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në VK Tabanoc koha e pritje për dalje nga shteti është nga 15-30 minuta, kurse në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti”, thuhet në njoftimin e LAMM Maqedoni.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.

Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat