Dogana e Maqedonisë konfiskoi 300 copë filer (mbushës fytyre) nga një shtetas i Kosovës

Maqedonia

Dogana e Maqedonisë konfiskoi 300 copë filer (mbushës fytyre) nga një shtetas i Kosovës

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Në pikën kufitare “Deve Bair” janë kapur 300 copë mbushës të fytyrës (filer) vlera e të cilëve arrin 9.000 euro.

Nga Dogana e Maqedonisë së Veriut bëjnë të ditur se mbushësit janë gjetur tek një shtetas i Kosovës, i cili nuk e ka paraqitur mallin të cilin tashmë e ka konfiskuar Dogana.

“Personi, ndryshe shtetas kosovar me inicialet A.G., ka tentuar të hyjë në vend pa deklaruar mallin. Në pyetjen e doganierit nëse kishte diçka për të deklaruar, ai u përgjigj se nuk kishte asgjë për të deklaruar përveç bagazheve personale.

Gjatë kontrollit rutinë të kryer nga doganierët, në valixhen e pasagjerit dhe pas sediljeve të pasme u zbuluan 3.00 copë mbushëse fytyre, kryesisht për buzë, vlera e të cilave sipas faturës së gjetur në automjet është 9.000 euro”, njoftojnë nga Dogana e Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat