Stoilkovski: Me manifestin pushteti lëshoi mundësinë për konsensus

Maqedonia

Stoilkovski: Me manifestin pushteti lëshoi mundësinë për konsensus

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 16:57
Naum Stoilkovski

OBRM-PDUKM thotë se me manifestin pushteti lëshoi mundësinë për konsensus.

Megjithatë, siç thonë nga opozita, pasi zyrtarisht të pranohet Manifesti, do të dilet me qëndrime konkrete rreth propozimit për konsensus kombëtar rreth anëtarësimit në BE.

“Me këtë hap pushteti edhe një herë lëshoi mundësinë për konsensus. Janë ulur Bujar Osmani, Artan Grubi ndoshta edhe Bojan Mariçiqi kanë shkruar një dokument që e kanë titulluar manifest dhe pasi vet e kanë definuar e kanë lëshuar në formë të komunikatës përmes shërbimit të LSDM-së me thirrje OBRM-PDUKM-së që të pranojë një dokument të shkruar.

Përveç se me këtë hap ata pranojnë se nuk kanë lëvizur asnjë milimetër në drejtim të realizimit të interesave strategjike të vendit, ata tregojnë dhe mungesë të kapacitetit të plotë për të ndërtuar konsensusin.

OBRM-PDUKM-ja, pasi zyrtarisht ta marrë këtë dokument, nëse ka bazë për ta shqyrtuar, do ta analizojë dhe do të del me qëndrimin”, tha Naum Stoilkovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat