Nikollovski: Thirrja e për fondet nga IPARD 3 deri në fund të gushtit

Maqedonia

Nikollovski: Thirrja e për fondet nga IPARD 3 deri në fund të gushtit

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 10:36
Ljupço Nikolovski

Thirrja e parë nga Programi IPARD 3 pritet të shpallet në fund të gushtit. Ai do të përfshijë masat 1 dhe 7, për investimet në asetet bazë të ekonomive bujqësore, si dhe për investimet në turizmin rural, diversifikimin e fermave dhe mbështetjen e mikrobizneseve.

Thirrja do të “peshojë” mbi 20 milionë euro dhe do të zgjasë 45 ditë, me një zgjatje prej dy javësh.

Së bashku me thirrjen e fundit IPARD 2 të parashikuar në 8.8 milionë euro, e cila u shpall më 4 gusht, vetëm përmes IPARD-it do të vihen në dispozicion të bujqësisë rreth 30 milionë euro.

“Jemi të parët që nisim IPARD 3, para çdo vendi të rajonit. Të gjitha miratimet për Maqedoninë e Veriut për fillimin e IPARD 3 janë përfunduar. Të premten e kaluar ka ardhur vendimi nga Brukseli për procedurë të shkurtuar për akreditimin e masave 1, 3, 7 dhe 9. Praktikisht kemi marrë riakreditimin për të gjitha masat ekzistuese nga IPARD 2. Kjo do të thotë se ne tashmë jemi duke hyrë në proces, prandaj pres që thirrja e parë nga IPARD 3 të jetë deri në fund të gushtit”, thotë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave Ljupço Nikolovski.

Sipas tij, këto ditë pritet të nënshkruhet marrëveshja financiare që shpërndan fondet e përgjithshme sipas masave dhe viteve.

Pjesa totale e bashkëfinancimit të IPARD 3 do të jetë 120 milionë euro, nga të cilat 97 milionë euro janë fonde të pakthyeshme nga BE-ja.

Nëse IPARD 3 përfundon me sukses, siç thekson Nikollovski, do të thotë 250 milionë euro investime në sektorin e bujqësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat