Në Tabanoc dhe Bogorodicë pritet rreth një orë për dalje nga Maqedonia

Maqedonia

Në Tabanoc dhe Bogorodicë pritet rreth një orë për dalje nga Maqedonia

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.

Nga atje njoftojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.

“Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc pritja për dalje nga vendi është rreth një orë. Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.

Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat