Kallëzim penal kundër kryetarit të Komunës së Koçanit

Maqedonia

Kallëzim penal kundër kryetarit të Komunës së Koçanit

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 19:51
Policia

Prokuroria Themelore Publike e Koçanit sot parashtroi kallëzim penal kundër L.P nga Koçani për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer veprën penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve”.

Siç njoftojnë nga MPB, ai në cilësinë e kryetari të Komunës së Koçanit ka shfrytëzuar pozitën e tij dhe ka tejkaluar kompetencat që i takojnë.

“Ai më 06.12.2021 për herë të parë ka emëruar S.Z për ushtrues detyre drejtor në shkollën e mesme “Gosho Vikentiv” dhe ka vazhduar ta emërojë për herë të tretë edhe pse personi që ka emëruar nuk ka kaluar provimin për drejtor dhe nuk ka përmbushur kushtet për kryerjen e kësaj pozite”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ata shtojnë se me këto veprime, kreu i Koçanit i ka mundësuar drejtorit të marrë rreth 63.552 denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat