Moti për fundjavë në Maqedoni

Maqedonia

Moti për fundjavë në Maqedoni

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 19:14
Foto ilustrim

Nga DPHM njoftojnë se deri të shtunën do të mbajë mot shumë i nxehtë, me temperaturë mbi mesatare.

Ndërsa të shtunën do të ketë erë të fortë jugore.

Pasditen e së shtunës dhe në orët e natës do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, në formë stuhie me reshje intensive shiu.

Nga e diela do të vijojë mot më i freskët me erë mesatare, herë pas here të fortë nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat