Tërheqja e policisë nga objektet e komunave në Veri, Bujar Osmani: Presim edhe hapa tjerë

Maqedonia

Tërheqja e policisë nga objektet e komunave në Veri, Bujar Osmani: Presim edhe hapa tjerë

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 16:26
Bujar Osmani

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se fillimi i tërheqjes së prezencës policore në katër komunat veriore të Kosovës është hap i rëndësishëm që çon në normalizimin e rajonit.

“Fillimi i tërheqjes së forcave speciale të Kosovës nga komunat veriore shënon një hap të rëndësishëm përpara: deeskalim, normalizim dhe rajoni stabil siç është parashikuar me nëntë pikat nga udhërrëfyesi i OSBE-së”, ka shkruar Osmani.

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, e cila udhëheq me OSBE-në aktualisht, tha se presin nga Kosova edhe hapa të tjerë përpara.

Osmani më herët kishte publikuar një udhëzues për dalje nga kriza në veri të Kosovës i përbërë nga nëntë pika që synon shtensionimin e situatës në veri të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat