Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc pritet rreth 40 minuta

Maqedonia

Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc pritet rreth 40 minuta

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë të thata.

Nga atje theksoijnë se intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është rritur.

“Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në vend dhe në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga vendi ka frekuencë të shtuar dhe koha e pritjes është rreth 40 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi".

LAMM u rekomandon shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat