Digjet kamioni që transportonte 20 tonë naftë në rrugën Strumicë – Radovish

Maqedonia

Digjet kamioni që transportonte 20 tonë naftë në rrugën Strumicë – Radovish

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Gjashtë zjarrfikës me dy automjete zjarrfikëse kanë shuar cisternën e cila mori flakë sot në mëngjes në rrugën rajonale Strumicë-Radovish.

QMK-Strumicë kumtoi se në orën 9:18 ka rënë zjarr në një kamion të cilit i është shpuar goma.

Kamioni transportonte 20 tonë naftë. Me zjarrin është përfshirë pjesa e pasme të kamionit, pranë gomës.

Kamionë është djegur një kilometër nga fshati Vladievski, në rrugën Strumicë-Radovish.

Nga QRMK -Strumicë kumtuan se edhe katër kanë qenë duke kontrolluar trafikun. Nafta do të transferohet në një cisternë tjetër dhe do të transportohet në destinacionin përfundimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat