Gjobiten 212 shoferë për tejkalim shpejtësie

Maqedonia

Gjobiten 212 shoferë për tejkalim shpejtësie

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet kontrolluese në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, nga ku janë dënuar gjithsej 212 shoferë.

“Prej tyre 7 kanë tejkaluar shpejtësinë për mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, një automjet është lëvizur 70 kilometra më shumë se shpejtësie e lejuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se 79 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 133 jashtë vendbanimit.

Sipas MPB-së kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme, andaj ata bëjnë thirrje te qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat