Sejdini hedh poshtë akuzat e të punësuarve, nuk ka shpërndarje të lëndëve në dorë dhe vjetërsim të tyre

Maqedonia

Sejdini hedh poshtë akuzat e të punësuarve, nuk ka shpërndarje të lëndëve në dorë dhe vjetërsim të tyre

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 19:56
Burim Sejdini

Sejdini i quajti spekulime dhe të pavërteta akuzat e një pjese të të punësuarve në Gjykatën Administrative se kryetari i gjykatës, Burim Sejdini, në dorë i shpërndanë lëndët e jo sipas sistemit AKMIS, se qëllimisht janë vjetërsuar mbi 190 lëndë si dhe për punësime joligjore. Ai hodhi poshtë akuzat e tilla dhe thotë se kjo nuk është e vërtetë dhe se paraqet përpjekje për diskreditimin e tij dhe prishjen e integritetit të gjykatës. Pohon se ai nuk shpërndanë lëndë në dorë.

“Me përgjegjësi pohoj se në Gjykatën Administrative nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë shpërndarje në dorë të lëndëve gjyqësore përderisa unë udhëheq këtë gjykatë. Shpërndarja ka qenë dhe do të jetë vetëm përmes sistemit AKMIS dhe në përputhje me Rregulloren gjyqësore e cila e rregullon shpërndarjen e lëndëve. Gjithçka tjetër është në nivel të spekulimeve dhe me indinjatë i hedh poshtë informacionet e tilla.”- deklaroi Burim Sejdini, kryetarë I Gjykatës Administrative.

Të punësuarit në Gjykatën Administrative padinë penale e kanë parashtruar në Policinë Financiare, Antikorrupsion dhe Qeveri. Para dy javëve, Këshilli Gjyqësorë ka debatuar për padinë penale por formimi i komisionit që duhet të kryejë kontrolle në Gjykatën Administrative është prolonguar për në shtatorë. Nga Antikorrupsioni për “TV21” konfirmuan se kanë hapur lëndë për Sejdinin, por nuk zbuluan nëse kanë ndonjë informacion nga inspektimi i deritanishëm.

“Po, është hapur lëndë dhe gjendet te një anëtarë i Antikorrupsionit. Tashmë po veprohet për të por është shumë herët për të thënë se a ka apo jo ndonjë informacion për veprim joligjorë”- thanë nga

Komisioni Për Parandalimin E Korrupsionit.

Në padinë penale të punësuarit akuzojnë për vjetërsim të qëllimshëm të lëndëve që kanë të bëjnë me lëndë financiare të Doganave dhe DAP për periudhën nga viti 2021 deri këtë vit, dhe se me këtë shteti mund të dëmtohet për shuma milionëshe.

“Nuk është e mundur as unë apo kushdo tjetër në këtë gjykatë të dimë kur do të vjetërsohet lënda për tatimet ose nga Dogana. Përveç shkeljeve që vjetërsohen në përputhje me Ligjin për shkelje, ka afate absolute të vjetërsimit, të rralla janë rastet e vjetërsimit në këtë gjykatë në aspekt të tatimeve dhe doganave. Ndërsa kur është kaluar ai afat absolut për vjetërsim prej 10 vjetëve besoni se e gjitha është në interes të palëve në këtë proces, përkatësisht paditësve.”- pohoi Burim Sejdini, kryetarë i Gjykatës Administrative.

Për akuzat se Sejdini ka punësuar një nënë së bashku me vajzën e sajë në gjykatë, që mund të shkaktojë konflikt interesi, thotë se nuk duhet të bëhet diskriminim por, duhet të ketë punësime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat