Presidenti Pendarovski mbështet nismën për krijimin e një programi gjithëpërfshirës kombëtar “Përkrahje për fëmijët dhe të rinjtë e talentuar”

Maqedonia

Presidenti Pendarovski mbështet nismën për krijimin e një programi gjithëpërfshirës kombëtar “Përkrahje për fëmijët dhe të rinjtë e talentuar”

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 15:47
Presidenti Stevo Pendarosvki

Presidenti Stevo Pendarosvki sot ka pasur takim me matematicient dhe fizikant të rinj të talentuar dhe me përfaqësues të Drejtorisë së Zonave të Zhvillimit Industrial Teknologjik.

Në takim u diskutua për rrjedhën e nismës “Mbështetja e ekselencës shkencore dhe teknologjike mes nxënësve dhe të rinjve” qëllimi i së cilës është krijimi i një platforme përmes së cilës institucionet shtetërore, sektori privat, organizatat ndërkombëtare dhe kompanitë me përgjegjësi shoqërore së bashku do të kontribuojnë në përmirësimin e mundësive për të rinjtë për të realizuar potencialin e tyre. Gjithashtu, në takim u theksua se do të krijohet një fond që do të stimulojë dhe financojë fëmijët dhe të rinjtë e talentuar me fokus shkencën, teknologjinë dhe inovacionin, njoftoi zyra e kreut të shtetit.

Në atë drejtim, përfaqësuesit e ZZHTI-së theksuan se tashmë është dhënë mbështetja e parë për ekipin e gjimnazistëve të përbërë nga matematicientë dhe fizikantë për pjesëmarrjen e tyre në Olimpiadën Botërore të Matematikës dhe Fizikës në Japoni.

Presidenti Pendarovski shprehu mbështetjen e tij ndaj kësaj nisme, duke theksuar se është për t’u përshëndetur sepse do të mundësojë një model bashkëpunimi midis të gjithë faktorëve relevantë në vend, të cilët përmes investimeve dhe mbështetjes për fëmijët dhe të rinjtë e talentuar do t’u sigurojë atyre kushtet dhe burimet e nevojshme për zhvillimin e aftësitë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat