Prokuroria është ende duke analizuar disa nga rastet e ngritura kundër Ramiz Merkos

Maqedonia

Prokuroria është ende duke analizuar disa nga rastet e ngritura kundër Ramiz Merkos

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 13:15
Prokuroria Publike

Prokuroria Publike njofton se Komisioni për mbikëqyrjen e jashtëzakonshme të lëndëve të ngritura kundër Ramiz Merkos, kryetar i Komunës së Strugës.

Prokuroria ka inspektuar të gjitha lëndët e përfunduara dhe në vijimësi ndaj këtij personi dhe për shkak të vëllimit të veprimeve të ndërmarra dhe kompleksiteti, siç thonë ata, një pjesë e lëndëve janë ende duke u studiuar dhe analizuar në detaje.

“Komisioni i Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut i ngarkuar për mbikëqyrje të jashtëzakonshme të lëndëve të parashtruara kundër Ramiz Merkos, kryetar i Komunës së Strugës, ka inspektuar të gjitha lëndët e përfunduara dhe në vazhdim kundër këtij personi në Prokurorinë Themelore Publike në Strugë, Prokurorinë e Lartë Publike Manastir dhe në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në njoftimin e PTHP.

Nga atje shtojnë se për shkak të volumit të veprimeve të ndërmarra dhe kompleksitetit, disa prej rasteve janë ende duke u studiuar dhe analizuar në detaje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat