Lista e zezë e SHBA, Nikolovska: Vetingu nuk zëvendëson mosveprimin

Maqedonia

Lista e zezë e SHBA, Nikolovska: Vetingu nuk zëvendëson mosveprimin

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 18:45
Foto ilustrim

Vetingu si proces i paralajmëruar tani më një kohë të gjatë nga partitë politikë dhe institucionet vendore, nuk dihet nëse në gamën e përfshirjes do të mund të jenë edhe përgjegjësitë juridiko penale vlerëson eskpertja juridike, Margarita Caca Nikolovska. Indiciet e Departamentit Amerikan të Shtetit se kryetari i Qytetit të Stugës, Ramiz Merko, akuzohet për korrupsion të theksuar dhe ndikim në procese gjyqësore, Nikollovska i sheh si mosveprim të organeve të ndjekjes dhe kjo nuk është çështje që duhet të zgjidhet me veting. Sipas saj, vetingu kërkon specifika të veçanta.

“Kjo që ka të bëjë me Z.Merko, janë disa gjetje nga ana e Qeverisë Amerikane. Se çfarë ata konkretisht kanë gjetur, unë nuk mund ta di? Është fakt se ka numër të madh të lëndëve penale që po qëndrojnë në Gjykatë. Nëse Prokuroria nuk vepron, nëse gjykatat nuk veprojnë, kjo nuk është çështje që duhet të zgjidhet me veting, kjo është çështje që duhet të hetohet në pjesën e përgjegjësisë, si pjesmarrësit në procedurën penale ashtu dhe në atë pjesën ku institucionet kanë vepruar apo nuk kanë vepruar.”, tha eskpertja juridike, Margarita Caca Nikolovska.

Caca: Prokuroria dhe gjykatat të bëjnë punën

Organet shtetërore të ndjekjes duhet të veprojnë mbi të gjitha indiciet për raste penale duke mos pritur ndonjë shtet nga jasht të na gjejë vërejtje, thekson Nikolloska.

“Absolutisht nuk duhet të presim që ndonjë shtet tjetër të na gjejë vërejtje apo të na udhëzojë për vepra të caktara penale që kanë ndodhur apo janë lëndë e mbikqyrjes dhe veprimit. Ne kemi institucione dhe intitucionet janë ato që duhet të punojnë. Në rastin konkret kjo vetëm vendoset si informatë apo indicie se shteti duhet vet të bëjë diçka.Gjegjësisht të veprojë në bazë të personit që është në listën e zezë. Aq më shumë se ata theksojnë se ka edhe persona të tjerë të cilët do të jenë në listën e zezë.”, tha Nikolloska.

Vërjetje për ndikime në Gjyqsor dhe korrupsion, e sidomos pas zhvillimeve të fundit në Këshillin Gjyqësor, SHBA-të kanë adresuar në vazhdimsi duke kërkuar nga Organet kompetente që të mirren masa në këtë drejtim. Së fundmi edhe hulumtimi i realizuar nga OSBE përmes anketave anomie të gjykatësve dhe prokurorëve ka treguar se Gjykatësit janë të ndikuar nga eprorët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat