Një burrë shtatëdhjetë vjeçar është nën hetim për akte seksuale ndaj një fëmije

Maqedonia

Një burrë shtatëdhjetë vjeçar është nën hetim për akte seksuale ndaj një fëmije

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 19:34
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nxjerrë urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj një personi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale.

Dhunim i fëmijës nën moshën 15 vjeçare nga Neni 188 paragrafi 5 i Kodit Penal.

I dyshuari 70-vjeçar, siç theksohet në kumtesën, ka kryer një akt tjetër seksual ndaj një vajze 11-vjeçare, së cilës i ka dhënë mësime shtesë.

Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e disa masave të kujdesit për të siguruar praninë e tij dhe mbarëvajtjen e procedurës penale: ndalim për dalje nga vendbanimi përkatësisht vendqëndrimi, konfiskimi i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit ose ndonjë dokumenti tjetër të të dyshuarit për kalimin e kufirit shtetëror, gjegjësisht ndalim për dhënien e tij, ndalesë për afrim ose vendosja, gjegjësisht mbajtje të kontakteve apo marrëdhënieve me fëmijën/viktimën, ndalesë për mbajtje të mësimit për fëmijët tjerë dhe ndalesë për vizitë në shtëpinë e familjes së fëmijës viktimë”, theksohet në kumtesën nga Prokuroria Publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat