Kallëzim penal ndaj dy policëve në Maqedoni për marrje ryshfeti

Maqedonia

Kallëzim penal ndaj dy policëve në Maqedoni për marrje ryshfeti

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 16:37
Policia

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale ka dorëzuar kallëzim penal në prokurorinë kompetente kundër policëve S.D. dhe H.S., punonjës të SPB Veles.

Siç thonë nga MPB, ata dyshohen për veprën penale “marrje e ryshfetit”.

“Përkatësisht, me 16 qershor 2023, për të mos e sanksionuar për një kundërvajtje në komunikacion, zyrtarët policorë nga një person kanë kërkuar dhe kanë marrë ryshfet në shumë prej 3.000 denarë.

Ndaj punonjësve policorë do të iniciohet procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore, të cilët do të suspendohen nga puna deri në përfundimin e procedurës disiplinore”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat