OBRM-PDUKM: Përgjime – cënohet siguria e 2 milion njerëzve

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Përgjime – cënohet siguria e 2 milion njerëzve

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

OBRM-PDUKM pretendon se OTA – Agjencia kompetente për ndjekjen e komunikimeve, është furnizuar me mjete, me të cilët në mënyrë të jashtëligjshme mund t`i ndjek komunikimet e qytetarëve.

Reklama

Privatësia e qytetarëve është cënuar – alarmojnë nga OBRM-PDUKM-ja, duke vënë në pikëpyetje kredibilitetin e Agjencisë OTA.

Sipas opozitës,  dyshimet se OTA në mënyrë të jashtëligjshme mund të ndjek komunikimet e qytetarëve, kanë lindur në Komisionin parlamentar për mbikqyrje të zbatimit të masave për ndjekje të komunikimeve duke u shqyrtuar informacioni për punën e Agjencisë Operativo-Teknike.

“Konstatuam dyshime se OTA ka shkelë nenin 2 të Ligjit për ndjekje të komunikimeve, respektivisht është furnizuar me mjete që mund të keqpërdoren, kurse furnizimi është bërë pa Lejen përkatëse. Komisioni njëzëri, me mbështetje të të gjithë deputetëve, pa marrë parasysh partitë politike, miratoi konkluzionin që për këto dyshime ta njoftojmë Prokurorin Publik të Maqedonisë. PTHP të veprojë sipas ligjit dhe sa më shpejt të nisin hetimet” – tha Brane Petrushevski.

Sipas OBRM-PDUKM-së, intervenimi duhet të jetë urgjent, duke marrë parasysh momentin kur është shfaqur problem, që sic tranemton KlanM pohimet e opozitës, përputhet me periudhën kur pushteti po përpiqet t`i shtyejë ndryshimet kushtetuese, për të cilët nuk ka mbështetje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat