Përmbytje në disa komuna në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Përmbytje në disa komuna në Maqedoninë e Veriut

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar përmbytje në disa zona në Maqedoninë e Veriut.

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) ka alarmuar se në disa zona ka pasur vërshime dhe se janë ndërmarrë aksione për ndërhyrje dhe pastrimin e zonave.

Zona më e goditur ka qenë në rajonin e Kumanovës, ku ka pasur vërshime në disa lagje, pemë të rëna, dhe se në terren kanë dalur ekipet e koordinuara të ekipeve të shpëtimit.

Niveli i ujit të lumenjve është ngritur, përkatësisht: në lumin Kumanovarja në fshatin Dobroshan dje është matur niveli i ujit prej 100 cm, ndërsa sot janë matur 130 cm. Nuk ka rrezik nga vërshimi i shtëpive dhe vërshimi i lumit, ndërsa Komuna e Kumanovës është njoftuar për nivelin e ujit të lumenjve.

Një situatë e ngjajshme e vërshimeve është regjistruar edhe në Kriva Pallankë, që është goditur nga një stuhi e fortë me reshje të dendura shiu. Vërshime ka pasur edhe në komunat Rankovc dhe Staro Nagoriçan.

Komuna e Likovës njoftoi se gjendja në territorin e Komunës së Likovës është stabile për shkak të reshjeve të shiut. Nivelet e lumenjve janë rritur por nuk ka rrezik përmbytjeje. Rezervuaret “Glazhnja” dhe “Liqeni Likovës” janë 100 për qind të mbushura, por nuk ka rrezik për derdhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat