Rasti “Softvare”, aktgjykimi shpallet më 6 korrik

Maqedonia

Rasti “Softvare”, aktgjykimi shpallet më 6 korrik

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 16:27
Dragi Rashkovski

Aktgjykimi për rastin “Softvare”, ku i akuzuari i parë është ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, do të shpallet më 6 të muajit të ardhshëm.

Sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, fjalën përfundimtare i dhanë të akuzuarit Irena Ivanovska dhe Maja Siljanovska.

Avokati që foli në emër të tyre kërkoi që gjyqtarët të tërhiqen nga presioni i Prokurorisë, si dhe me paanshmëri dhe pavarësi në vendimmarrje, me siç tha ai, për dy të akuzuarit për veprën e “shpërdorimit” të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, ata do të shpallen të pafajësinë.

Rashkovski akuzohet për veprat penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “Pastrim të parave dhe të hyrave tjera nga vepra penale”, ndërsa personat Ivica Dimitrovski, Igor Hristov, Daniell Stançev, Irena Ivanovska, Igor Ivanovski dhe Maja Siljanoska janë të akuzuar për “shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat