Kasami: Heqja e 20 %, kushti i kushtetutës

Maqedonia

Kasami: Heqja e 20 %, kushti i kushtetutës

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 18:29
Ilustrim

Nëse Qeveria nuk propozon edhe zëvendësimin e 20% në Kushtetutë me gjuhën shqipe, Lëvizja Besa nuk do t’i mbështesë ndryshimet.
 

Ky është qëndrim i prerë i kreut të Besës, Bilall Kasami i cili kërkon nga Qeveria që të ketë qasje të njëjtë si ndaj kërkesave bullgare edhe ndaj 20%.

“Duke pasur parasysh faktin që edhe për ndryshimet kushtetuese Qeveria nuk ka garanci se i ka siguruar 80 mandate dhe ta dërgon propozimin në Kuvend, ne i kërkojmë të njëjtën qasje të kësaj Qeverie edhe për 20%. Qeveria ta dërgon edhe propozimin tonë dhe disa deputetëve tjerë, në këtë rast të grupi të zjarrit në Kuvend dhe këtu ne si Lëvizje Besa garantojmë se i mbështesim ndryshimet-tha ai.

Tutje Kasami shtoi se nëse Qeveria mban inat me Lëvizjen Besa dhe nuk e fut në procedurë zëvendësimin e 20%, atëherë ata si Lëvizje Besa konsiderojmë se nuk e kanë për obligimin mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat