Bulizmi në shkollat e Maqedonisë, mungojnë trajnuesit shqiptar

Maqedonia

Bulizmi në shkollat e Maqedonisë, mungojnë trajnuesit shqiptar

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 21:49
Foto ilustrim

Mësimdhënësit e shkollës fillore “Liman Kaba” të fshatit Luboten bojkotuan trajnimin për dhunën në shkolla, organizuar nga Komuna e Butelit. Sipas mësimdhënësve, trajnimi që do të zhvillohej ishte vetëm në gjuhën maqedonase.

“Shumica e mësimdhënësve nuk e kuptojnë plotësisht sepse kemi terme dhe terminologji që nuk e kuptojnë. Nëse qëllimi është që atë të cilën e mësojmë në seminar ta përcjellim deri te nxënësit atëherë me siguri se nuk do t’ia arrijmë qëllimit. Por, nëse është të marrim diploma dhe të qëndrojmë sikur objekt dhe të shkojmë në shtëpi atëherë është tjetër punë”, deklaroi një mësimdhënës.

“As përkthyes nuk kishte edhe shumica e arsimtarëve, për shkak se tema ishte e tillë që duhet të kuptohet mirë dhe jo të mbahet seminari sa për sy e faqe. Ne nuk jemi kundër seminarit, e mirëpritëm atë seminar por le të vijnë edhe në gjuhën shqipe, le të përgatiten edhe do ta mbajmë”, u shpreh një mësimdhënës, u shpreh një mësimdhënës tjetër.

Drejtoresha e shkollës tha se nuk kishte njohuri se trajnimi do të zhvillohej vetëm në gjuhën maqedonase.

Nga Komuna e Butelit këmbëngulin se trajnimi duhej të ishte në dy gjuhë, maqedonisht dhe shqip. Sipas komunës materiali në këtë trajnim ishte dygjuhësor ndërsa prezantimi vetëm në gjuhën maqedonase. Madje, sipas komunës për prezantimin nuk është kërkuar përkthyes, deklaroi Ajfer Dibrani, drejtoreshë e sh.f “Liman Kaba” fsh Luboten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat