MASH kërkesë Qendrës së Provimeve: Të gjendet përgjegjësia për lëshimin gjatë provimit të dytë ekstern

Maqedonia

MASH kërkesë Qendrës së Provimeve: Të gjendet përgjegjësia për lëshimin gjatë provimit të dytë ekstern

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 16:11
Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i është drejtuar Qendrës Shtetërore të Provimeve me kërkesë për të gjetur përgjegjësinë ndërmjet pjesëmarrësve në realizimin e procesit, në raport me lëshimin e bërë gjatë nënshtrimit të provimit të dytë ekstern në gjuhën angleze.

Nga MASH thonë se edhe pse testi nuk ishte i disponueshëm për nxënësit para provimit, gjegjësisht i njëjti u nda mes maturantëve përmes aplikacionit për komunikim elektronik gjatë vetë provimit.

 Megjithatë, ky është lëshim që nuk duhet të kishte ndodhur në asnjë mënyrë dhe tërheqë përgjegjësinë e duhur.

Nga MASH sigurojnë se pas marrjes së informacionit nga QSHP të njëjtat do të ndahet me opinionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat