Rasti “DokazM”, Gjykata e Apelit në Shkup refuzoi kërkesën e Stamenkovskit për përjashtimin e prokurorit Rajçev

Maqedonia

Rasti “DokazM”, Gjykata e Apelit në Shkup refuzoi kërkesën e Stamenkovskit për përjashtimin e prokurorit Rajçev

Më: 19 maj 2023 Në ora: 11:04
Sasho Rajçev

Gjykata e Apelit në Shkup sot e refuzoi kërkesën e të akuzuarit Marjan Stamenkovski, pronar i portalit “DokazM”, për përjashtimin e prokurorit Sasho Rajçev nga rasti “DokazM”.

Në debatin e kaluar në Apel i akuzuari Stamenkovski, kërkoi përjashtimin e prokurorit Rajçev, sepse, sipas tij, ai ka bashkëpunuar me të në disa lëndë për të cilat gjykohet.

Për kërkesën e parashtruar vendosi Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sepse, prokurori publik i lartë nga Prokuroria Publike e Lartë në Shkup, Mustafa Hajrulla, gjithashtu, ishte përmendur në kërkesë.

Marjan Stamenkovskit, pronar i portalit “DokazM”, Gjykata Themelore Penale Shkup i shqiptoi dënimin e vetëm me burg në kohëzgjatje prej tre viteve e një muaji. Stamenkovski akuzohej për pesë vepra penale, përkatësisht për dy vepra përhapje e materialit racist dhe ksenofobik me atë të sistemit kompjuterik, shantazh, pirateri të veprës audiovizuale dhe keqpërdorim të të dhënave personale.

Përveç dënimit me burg, Stamenkovskit i ishte shqiptuar edhe dënimi në të holla prej 5 000 eurove për shkak të keqpërdorimit të të dhënave personale si dhe ndalesë e ushtrimit të profesionit apo veprimtarisë lidhur me veprat penale, përkatësisht i ndalohet regjistrimii domenit të portalit për periudhë prej 10 viteve, ndërkaq i ndërpritet regjistrimi i domeneve të cilat i ka regjistruar ai.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tani të dënuarit, policia konfiskoi dokumentacion, pajisje elektronike dhe 90.000 euro. Për këtë shumë parash Prokuroria dyshon se rrjedhin nga vepra të tjera penale dhe për to është hapur procedurë e re hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat