Angellov: Ura e hekurudhës do të jetë e mbyllur, ekziston rrezik për shembje

Maqedonia

Angellov: Ura e hekurudhës do të jetë e mbyllur, ekziston rrezik për shembje

Më: 12 maj 2023 Në ora: 13:52
Stojançe Angellov

Ura “Bellasica” afër stacionit të trenit në Shkup do të jetë e mbyllur për këmbësorët dhe për automjetet derisa të sanohen dëmet që u shkaktuan nga shpërthimi i zjarrit mbrëmë, që përfshinë një pjesë të urës që lidhën “Vero Xhambon” dhe qendrën tregtare “East Gate Mall”.

Këtë e deklaroi drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov dhe theksoi se ekziston rreziku nga shembja e pjesëve të betonit që mbulojnë urën.

“Zjarrfikësit dolën menjëherë në terren por nuk kanë arritur të shuajnë zjarrin sepse nuk kanë pasur njoftime se çfarë instalime kanë kaluar nëpër urë.

Përfundimi ishte se ka pasur vetëm një instalim elektrik me të cilat është ndriçuar ura, ndërsa në mesin e urës ka kaluar një tubacion me dijametër prej një metëre nëpërmes së cilës ka kaluar uji i ngrohtë për nxehmjet në Shkup”, tha Angellov.

Ura te “East Gate” do të jetë e mbyllur, ndërsa hapja e saj, siç thekson Angellov, do të bëhet pas riparimit të mundshëm të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat