Dëftesat e nxënësve në Maqedoni mund të vonohen sërish, procedura ka ngecur në tender

Maqedonia

Dëftesat e nxënësve në Maqedoni mund të vonohen sërish, procedura ka ngecur në tender

Më: 12 maj 2023 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Dëftesat për përfundimin e vitit shkollor është e mundur që sërish të mos arrijnë në kohë edhe këtë vit.

Tenderi për dëftesat aktualisht është në procedurë ankimimi dhe Komisioni i ankesave të prokurimit publik do të vendosë më 17 maj nëse tenderi do të përsëritet ose cila kompani është ofertuesi më i mirë.

Një muaj nga përfundimi i vitit shkollor, është e paqartë se kur nxënësit do t’i marrin dëftesat.

Vendimin për zgjedhjen e kompanisë që do t’i printojë ato duhet ta merr Komisioni për ankesa për prokurimit publik, sepse tenderi i zhvilluar nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit është në procedurë ankimore. Seanca e komisionit pritet të mbahet më 17 maj, thanë nga Byroja për REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat