Shpërthen zjarr në urën e hekurudhës në Shkup

Maqedonia

Shpërthen zjarr në urën e hekurudhës në Shkup

Më: 12 maj 2023 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Një zjarr i madh ka kapluar mbrëmë urën e hekurudhës pranë stacionit hekurudhor dhe qendrës tregtare East Gate në Shkup, përcjell “Klan Macedonia”.

Sipas njoftimeve të para zjarri ka shpërthyer mbrëmë, ndërsa është djegur instalimi i energjisë elektrike dhe i ngrohjes.

Në rrjetet sociale qarkullojnë pamje nga tymi i zi që ka mbuluar një pjesë të madhe të kryeqytetit.

Ekipet e zjarrfikësve po tentojnë të shuajnë zjarrin, ndërsa siç raportohet, po tentojnë edhe të kontaktojnë kompanitë përkatëse për të kuptuar nëse nën urë ka edhe instalime gazi.

Zjarri arriti të shuhet mbrëmë, ndërsa ura është e mbyllur për qarkullim nga policia derisa të përcaktohet qëndrueshmëria dhe siguria e saj.

Brenda ditës së sotme policia duhet të jap më shumë detaje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat