MPJ: Eurodeputeti Kovaçev është ndaluar për shkak se po udhëtonte me disa persona që e kanë të ndaluar hyrjen në Maqedoni

Maqedonia

MPJ: Eurodeputeti Kovaçev është ndaluar për shkak se po udhëtonte me disa persona që e kanë të ndaluar hyrjen në Maqedoni

Më: 9 maj 2023 Në ora: 15:56
MPJ e Maqedonisë së Veriut

MPJ e Maqedonisë së Veriut njoftojnë se ndalesa e eurodeputetit, Andrej Kovaçev në vendkalimit kufitar është bërë për shkak se ai po udhëtonte me disa persona të cilët kanë ndalesë për hyrje në Maqedoninë e Veriut, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

“Në atë drejtim, më 6 maj, në vendkalimin kufitar Novo Sellë, “për shkak të mosplotësimit të kushteve për hyrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas Ligjit për të huajt, nuk u lejua hyrja e një grupi prej pesë shtetasve të Republikës së e Bullgarisë”.

Po ashtu, theksojmë se në këtë grup me të cilin udhëtonte Eurodeputeti, Andrej Kovaçev, ka pasur persona për të cilët MPB ka dijeni se paraqesin rrezik për paqen dhe sigurinë publike.

Në mesin e tyre nuk është Eurodeputeti, Kovaçev, por shërbimet kompetente kanë marrë një vendim të tillë për shkak të grupit me të cilin ai udhëtonte”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga atje shtojnë se çdo eurodeputet që respekton dinjitetin e shtetit dhe qytetarëve të tij është i mirëpritur në Maqedoninë e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat