Gjobiten 246 shoferë për tejkalim shpejtësie në Maqedoni

Maqedonia

Gjobiten 246 shoferë për tejkalim shpejtësie në Maqedoni

Më: 2 maj 2023 Në ora: 13:54
Policia

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë ditës së djeshme janë gjobitur gjithsej 246 shoferë për tejkalim shpejtësie.

Prej tyre, 19 automjete kanë lëvizur 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, një automjet është kapur me shpejtësi prej 70 kilometra në orë më shumë se e lejuara.

Nga gjithsej 246 kundërvajtjet në komunikacion, 123 janë tejkalim shpejtësie në vendbanim dhe 123 të tjera janë jashtë vendbanimeve.

“Aksionet në komunikacion do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim”, thonë nga MPB duke u bërë thirrje pjesëmarrësve të respektojnë rregullat në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat