Milloshoski: Shumica do të mundohet të gjejë justifikime që deputetët të mos marrin Marrëveshjen me Bechtel-in

Maqedonia

Milloshoski: Shumica do të mundohet të gjejë justifikime që deputetët të mos marrin Marrëveshjen me Bechtel-in

Më: 2 maj 2023 Në ora: 12:58
Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski

Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski sot në Facebook u shpreh se shumica parlamentare sot në Kuvend do të përpiqet të gjejë arsyetime se si deputetët të mos e marrin në dorrë Marrëveshjen me Bechtel & Enka.

“Sot në Kuvend, shumica parlamentare do të mundohet të koordinohet dhe të gjejë justifikime që deputetët të mos marrin Marrëveshjen korruptive për autostradat e shtrenjta dhe në cilin komision të shqyrtohet. Edhe pse nuk ka dyshime për temën e dytë, Komisioni i Transportit është organi kompetent punues që shqyrton materialet për ndërtimin e objekteve investuese në transport dhe komunikacion rrugor. Çdo improvizim tjetër do të jetë vetëm një përpjekje për të mbajtur të fshehtë këtë marrëveshje”, thotë Milloshoski.

Milloshoski publikoi edhe një fotografi të kompetencave që ka Komisioni për Transport dhe Lidhje dhe sipas tij, ky komision është organi kompetent punues që shqyrton materialet për ndërtimin e objekteve investuese në transport dhe komunikacion rrugor.

“Komisioni shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me: – trafikun rrugor, hekurudhor, lumor, liqenor, ajror, postar-telegrafik, telefonik dhe radio; – teleferik dhe skilift; – sistemet e telekomunikacionit dhe sistemi i transmetimit”, shkruan Milloshoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat