Rosvall arrin në Shkup, nesër takohet me Mariçiq

Maqedonia

Rosvall arrin në Shkup, nesër takohet me Mariçiq

Më: 2 maj 2023 Në ora: 00:23
Drita Abdiu-Halili

Sekretarja shtetërore e Sekretariatit për Çështje Evropiane, Drita Abdiu-Halili, ka pritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit delegacionin suedez të udhëhequr nga ministrja e BE-së dhe Bashkëpunimit Nordik, Jesika Rosvall, njoftojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.

“Abdiu-Halili i uroi mirëseardhjen ministrit të BE-së dhe bashkëpunimit nordik në Qeverinë e Mbretërisë së Suedisë dhe theksoi se vizita zyrtare në Shkup është edhe një konfirmim i mbështetjes së vazhdueshme që Suedia i jep vendit tonë në procesin e integrimeve evropiane, me besimin se do të japë njëkohësisht një nxitje shtesë për bashkëpunimin mes dy vendeve.

Rosvall nesër do të ketë takim tet-a-tet me zv. kryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ndërsa do të takohet edhe me presidentin Stevo Pendarovski dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shkup, delegacioni suedez do të takohet edhe me përfaqësues të partisë opozitare OBRM-PDUKM.

Ministrja për BE dhe Bashkëpunim Nordik, Jesika Rosvall, ka vizituar Shkupin gjatë presidencës suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian, që është me rëndësi të madhe politike për ne dhe për procesin e negociatave me BE-në”, thuhet në njoftimin e Sekretariatit për Çështje Evropiane.

Nga Shkupi, delegacioni suedez niset për në Tiranë, ku ministri Rosval do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë shtetërorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat