Arrestohet për vjedhje një person nga Gostivari

Maqedonia

Arrestohet për vjedhje një person nga Gostivari

Më: 1 maj 2023 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga MPB, gjatë ditës së djeshme në ora 13:10 në fshatin Forinë të Gostivarit, policia arrestoi 47 vjeçarin Z.S nga Çegranit.

Sipas policisë, ai dyshohet se ka kryer veprën penale “vjedhje të rëndë”.

Atë e kreu në një objekt në Gostivar duke marrë para dhe llaptopë.

Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat