Grubi: Bllokimi i opozitës maqedonase i kushton shtetit 150 milionë euro dhe dy vjet humbje kohe

Maqedonia

Grubi: Bllokimi i opozitës maqedonase i kushton shtetit 150 milionë euro dhe dy vjet humbje kohe

Më: 1 maj 2023 Në ora: 13:40
Zëvendëskryeministri Artan Grubi

Zëvendëskryeministri Artan Grubi u shpreh se sipas Ligjit special dhe kontratës, konzorciumi Bechtel Enka obligohet të angazhojë sëpaku 51% të resurseve vendore.

“Në Kosovë, mbi 70% e të punësuarve kanë qenë vendor, ndërsa në Shqipëri e Serbi rreth 50% gjithashtu vendor. Parashikimet fillestare, pas analizës së tregut, janë se edhe në vendin tonë do të angazhohet e gjithë forca e disponueshme punëtore, mundësisht të tejkalojë edhe 70%”, shkruan Grubi.

Ai shton se të gjitha të drejtat dhe obligimet e parapara me ligjin për marrëdhënie pune dhe ligjet tjera do të respektohen në përpikshmëri.

“Të ju përkujtoj edhe një herë: Opozita, OBRM-PDUKM dhe Levica, me bllokadën e ligjeve në Kuvend, do ta kushtojë shtetin mbi 150 milion euro dhe dy vite humbje kohe. Realizimin e projektit nuk mund ta ndalin në asnjë mënyrë të vetme, vetëm mund ta shtrenjtojnë dhe vonojnë përfundimin e autostradave. Është në duart e deputetëve të vendosin nëse autostradat do të ndërtohen më shpejtë dhe më lirë ose më ngadalë dhe më shtrenjtë”, shkruan Grubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat