Geer pas tensioneve në Këshillin Gjyqësor: Kemi parë zhvillime që nuk shkojnë në drejtimin e pritur

Maqedonia

Geer pas tensioneve në Këshillin Gjyqësor: Kemi parë zhvillime që nuk shkojnë në drejtimin e pritur

Më: 28 prill 2023 Në ora: 20:01
David Geer.

Zhvillimet e fundit në gjyqësorin e Maqedonisë nuk shkojnë në drejtim të përmbushjes së standardeve që Bashkimi Evropian pret nga vendi në rrugën e saj drejt BE-së, tha sot ambasadori evropian David Geer.

Gjatë vizitës së sotme në komunën e Novosellës, Geer përkujtoi se sundimi i ligjit është çështje themelore për integrimin evropian të Maqedonisë, e cila përfshin një gjyqësor të pavarur dhe profesional dhe një prokurori publike “me standardet më të larta të integritetit”.

“Respektimi i shtetit ligjor është një çështje themelore dhe thelbësore në rrugën e integrimit evropian të këtij vendi. Ai përfshin gjithashtu zhvillimin e një gjyqësori dhe prokurorie publike të pavarur, profesionale që përfshin standardet më të larta të integritetit.

Në javët dhe muajt e fundit kemi parë zhvillime që nuk shkojnë në drejtimin që ne në Bashkimin Evropian do të prisnim të shkonim drejt përmbushjes së standardeve që nevojiten për rrugën e integrimit evropian të vendit tuaj”, tha Geer.

Sipas tij, BE-ja pret që procesi i reformave të vazhdojë me vendosmëri, ndërkohë që nuk ka asnjë rrugë të shkurtër që të çojë në zbatimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat