Para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut u protestua për lirimin e terroristëve të 27 prillit

Maqedonia

Para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut u protestua për lirimin e terroristëve të 27 prillit

Më: 27 prill 2023 Në ora: 22:13
Pamje nga protesta

Me tubim para Kuvendit të RMV-së, një grup qytetarësh kërkuan lirimin e personave që u dënuan për terrorizëm për ngjarjet në Kuvend më 27 prill 2017.

Përmes parrullave “Nuk është dashur asnjë ditë të qëndrojn në burg, e jo e vite”, protestuesit kërkuan lirimin e të burgosurve para Kuvendit të Maqedonisë.

“Nga ai 27 prill e deri më sot Maqedonia ka gjakosur, ata u përpoqën ta parandalojnë këtë, liri për vëllezërit tanë”, shkruantë në një parrulla.

Kujtojmë se për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 u dënuan për terrorizëm 16 të pandehur me gjithsej 188 vite burg, ndërsa me Ligjin për amnisti u falën 15 persona, në mesin e të cilëve 5 janë deputetë të OBRM-PDUKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat