OBRM-PDUKM synon 61 deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Maqedonia

OBRM-PDUKM synon 61 deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Më: 21 prill 2023 Në ora: 14:19
OBRM-PDUKM

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski në intervistën e tij për “Fokus” në pyetjen se me cilën parti mund të koalicionojë, ai u shpreh se para zgjedhjeve është koalicionin standard “Për rindërtimin e Maqedonisë.

“Koaliconin do ta zgjerojmë, kemi përfaqësues nga të gjithë etnikumet që jetojnë në Maqedoni për arsye se dëshirojmë ta pasqyrojmë popullatën. Pas zgjedhjeve, unë jam i bindur se OBRM-PDUKM do të ketë 61 deputetë. Kështu tregojnë të gjitha anketat”, u shpreh Nikollovski.

Ai shtoi se pas marrjes së 61 deputetëve, nga partenrët do të varet nëse do ta ftojnë në koalicion ose jo. Sipas tij, partenrët e koalicionit duhet të ndjekin parimet programore.

“Jam i bindur se do të arrijmë mjaftueshëm deputetë për të formuar Qeveri”, u shpreh Nikollovski duke shtuar se me BDI-në nuk do të koalicionojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat