Nikollovski: Qeveria hesht në lidhje me informacionet e mia rreth marrëveshjes për Korridorin 8 dhe 10d

Maqedonia

Nikollovski: Qeveria hesht në lidhje me informacionet e mia rreth marrëveshjes për Korridorin 8 dhe 10d

Më: 21 prill 2023 Në ora: 10:36
Nikolloski

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së u shpreh se Qeveria për dy ditë radhazi hesht në lidhje me informacionet e fundit rreth marrëveshjes për autostradat e që kanë të bëjnë me punëtorët e huaj që do të angazhohen dhe puna e të huajve pa leje pune dhe leje banimi.

“Për këtë arsye sot publikoj dy dokumente që sipas informatorëve që na dorëzuan janë pjesë e marrëveshjes për ndërtimin e autostradës. Bëhet fjalë për Planin 11 nga marrëveshja që ka të bëjë me numrin e punëtorëve dhe planin për punë. Aty definohet se sa punëtorë do të punojnë në ndërtimin e autostradës dhe sa prej tyre do të jenë nga jasht”, shprehet Nikolloski.

Ai shtoi se 70 për qind e parave që qytetarët e Maqedonisë do t’i japin për ndërtimin e autostradës do të shkojnë jashtë shtetit në vend që të, siç thotë Nikolloski, të punësojnë njerëz nga vendi.

“Kovaçevski dhe Grubi gënjejnë kur thonë se minimum 51 për qind do të jenë punëtorë vendas edhe pse mund të shihet qartë se 70 për qind prej tyre do të jenë të huaj”, shprehet Nikolloski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat