Kovaçevski: Korridoret 8 dhe 10D do të fillojnë të ndërtohen

Maqedonia

Kovaçevski: Korridoret 8 dhe 10D do të fillojnë të ndërtohen

Më: 19 prill 2023 Në ora: 12:16
Kryeministri Dimitar Kovaçevski

Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi sot se korridoret 8 dhe 10D do të fillojnë të ndërtohen dhe do të ndërtohen.

“Të gjithë ata që nuk duan ta shohin vendin me infrastrukturë moderne dhe që nuk duan ta shohin të lidhur me vendet e rajonit, për fat të keq do të na duhet t’i zhgënjejmë që do të ketë Korridorin 8 dhe Korridorin 10D dhe anëtarësimin në BE, ashtu siç ka anëtarësim në NATO”, tha Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve.

Lidhur me propozimin për 60 orë punë në javë për ndërtimin e autostradave për korridoret, Kryeministri theksoi se edhe tani në vend mund të punohet më shumë se 40 orë sipas vendimeve ligjore.

“Ka një numër të madh të punëtorëve që punojnë edhe 50 orë me zgjedhjen e tyre dhe me pëlqimin e tyre”, tha Kovaçevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat