Kaevski: Komisioni Anti-korrupsion duhet të hapë lëndë për rastin parcelat në Lisiçe

Maqedonia

Kaevski: Komisioni Anti-korrupsion duhet të hapë lëndë për rastin parcelat në Lisiçe

Më: 18 prill 2023 Në ora: 18:25
Deputeti dhe zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski

Deputeti dhe zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski në konferencë për shtyp u shpreh se kryetarët e komunave të OBRM-PDUKM-së në vend të projekteve, zhvillimit dhe gjelbërimit sollën betonizim në komunat ku udhëhqein.

Kaevski theksoi se shembulli i fundit është Plani urbanistik i Lisiçes nga Timço Mucunski i cili në rajon me shtëpi familjare parasheh ndërtim të banesave të larta.

“Përveç banesave të parapara, ky plan urbanistik kundërshtohet me faktin se parcelat ku janë paraparë ndërtimet më herët janë blerë nga investitorët ndërtues me çka hapet dyshim se ndoshta këta e kanë ditur se ku do të ndërtojnë dhe kanë blerë parcela mbi një mijë metër katrorë”, u shpreh Kaevski.

Ai shtoi se Komisioni Antikorrupsion duhet të hetojë këtë rast ndërsa Mucunski përveç betonizimit të komunës, dëshiron ti vendosë në borxh qytetarët me 5 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat