Regjim i posaçëm i komunikacionit për festat e Pashkëve në Shkup

Maqedonia

Regjim i posaçëm i komunikacionit për festat e Pashkëve në Shkup

Më: 14 prill 2023 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Nesër dhe pasnesër, me rastin e Pashkëve, në rajonin e qytetit të Shkupit, nga ana e Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup, do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit për rrugë të caktuara në rajonin qendror të Shkupit, si dhe në komunat Gjorçe Petrov dhe Aerodrom.

Siç kumtojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, nesër në periudhën prej orës 18:00 e deri në përfundimin e manifestimit “Ringjalla e Krishtit – Pashkët”, në qendër të qytetit të Shkupit për qarkullim do të jenë të mbyllura këto udhëkryqe: bul. “Aradhat partizane”, nga udhëkryqi me rr. “Frenklin Ruzvelt” deri në udhëkryqin me bul. “VMRO” dhe bul. ” Shën Klimenti i Ohrit”. nga udhëkryqi me bul. “Ilinden” deri te udhëkryqi me rr. “Dimitrie Çupovski”.

“Automjetet nga komunikacioni publik urban (autobusët) të cilët kalojnë mbi urën ‘Goce Dellçev’, do të lëvizin përmes bul. ‘Ilinden’ dhe përmes rr. ‘Frenklin Ruzvelt’ dhe do të kyçen në bul. ‘Aradhat partizane’, ndërsa autobusët të cilët kalojnë përmes qendrës së qytetit, do të lëvizin përmes rr. ‘Mitropolit Teodosij Golloganov’, pastaj përmes rr. ‘Frenklin Ruzvelt’ dhe do të kyçet në bul. ‘Aradhat partizane’. Rrugët e njëjta do t’i shfrytëzojnë edhe autobusët të cilët qarkullojnë në drejtimin e kundërt”, njoftojnë nga MPB.

Po ashtu, siç njofton Ministria, në komunën e Gjorçe Petrovit për qarkullim do të mbyllet rr. “Ushtria maqedonase”, para kishës “Shën Pjetri dhe Pali”, në pjesën e udhëkryqit me bul. “Aradhat partizane” deri te rr. “Gjorçe Petrov”. Në komunën e Aerodromit, megjithatë, sipas nevojës, për qarkullim të do të mbyllet rruga rajonale drejt fshatit Lisiçe. Nëse paraqitet nevoja, për komunkacion do të mbyllen edhe rrugët tjera rreth objekteve fetare.

MPB u apeloi të gjithaë qytetarëve në komunikacion që të respektohen urdhërat, të cilët i japin nëpunësit policorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat