Kovaçevski: Së shpejti dalin emrat e ekspertëve të grupit punues për ndryshimet kushtetuese

Maqedonia

Kovaçevski: Së shpejti dalin emrat e ekspertëve të grupit punues për ndryshimet kushtetuese

Më: 13 prill 2023 Në ora: 21:19
Dimitar Kovaçevski

Kryeministri Dimitar Kovaçevski u shpreh se së shpejti Ministria e Drejtësisë do t’i publikojë emrat e ekspertëve të grupit punues për ndryshimet kushtetuese.

“Sa i përket komisionit, tashmë është në proces të formimit në Ministrinë e Drejtvsisë, e cila do t’i tregojë ekspertët nga partitë politike. Gjatë periudhës së ardhshme do të publikohen edhe emrat e ekspertëve akademikë dhe profesional, përkatësisht ata që janë marrë me problematikën kushtetuese”, u shpreh Kovaçevski.

Ai shtoi se pas publikimit të emrave do të fillojë edhe puna e komisionit që duhet t’i përpunojë amendamentet që më pas do të dorëzohen në Qeveri dhe do të hynë në procedurë kuvendare.

Në lidhje me kërkesën që maqedonasit myslimanë të jenë pjesë e Kushtetutës, kryeministri theksoi se kjo është punë e komisionit për shkak se nuk bëhet fjalë vetëm për një kërkesë por për shumë kërkesa, ndërsa sa i përket kundërshtimit të opozitës maqedonase, Kovaçevski tha se opozita gjithmonë ka kundërshtuar edhe anëtarësimin në NATO, por Maqedonia tashmë është vend anëtar i NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat