Naumçe Mojsovski ka paditur për shpifje Komisionin për Antikorrupsion

Maqedonia

Naumçe Mojsovski ka paditur për shpifje Komisionin për Antikorrupsion

Më: 12 prill 2023 Në ora: 12:30
Naumçe Mojsovski ka paditur për shpifje Komisionin për Antikorrupsion

Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport (ARS) Naumçe Mojsovski ka ngritur padi për shpifje kundër Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), pasi kanë hapur rast për shpërndarjen e bonove sportive.

Këtë e konfirmoi kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, në seancën e sotme dhe shtoi se Komisioni akuzohet se ka publikuar informata për drejtorin e ARS-së.

Paraprakisht, KSHPK-ja i kërkoi Prokurorisë Publike që të ndiqte penalisht ish-përfaqësuesin e hendbollit dhe anëtarët e komisionit qendror për dyshime për keqpërdorime dhe mosrespektim të sistemit të kuponëve të financimit të fondacioneve dhe klubeve sportive, kërkoi Komisioni Kundër Korrupsionit.

Kjo është një temë për të cilën punohet në vazhdimësi prej dy vitesh. Kemi analizuar funksionimin e ARS-së në tërësi, kemi dhënë rekomandime që drejtori nuk i ka zbatuar”, tha Ivanovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat