Nuk pranoi ndërtimin e deponisë, ministria merr ingerencat kryetarit të Sveti Nikollës

Maqedonia

Nuk pranoi ndërtimin e deponisë, ministria merr ingerencat kryetarit të Sveti Nikollës

Më: 9 prill 2023 Në ora: 15:19
Sveti Nikolla

Ministria e Mjedisit dhe ambientit Jetësor ia mori ingerencat kryetarit të komunës së Sveti Nikollës, Dejan Vlladev, pasi ai nuk pranoi ndërtimin e deponisë regjionale në lokacionin e propozuar.

Nga ministria thonë se janë hequr kompetencat në pjesën e menaxhimit të ndërmarrjes së përbashkët, e cila duhet të menaxhojë deponinë e ardhshme rajonale dhe gjashtë stacione ndërsa përgjegjësitë e tjera të kryetarit mbeten.

Pritet që marrëveshja të nënshkruhet deri në fund të vitit 2023 dhe të fillojë zbatimi, thuhet në përgjigjen me shkrim nga Ministria e Mjedisit.

Vlera totale e të gjitha aktiviteteve për ndërtimin e deponisë rajonale për rajonin Lindor dhe Verilindor arrin në 40 milionë euro. Paratë janë marrë përmes fondeve IPA dhe një pjesë e tyre tashmë është shpenzuar. Vijon ndërtimi i stacioneve për transport të mbeturinave dhe një deponi rajonale e cila përfshin 18 komuna

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat