BDI: Mbi 2 miliardë euro në projekte infrastrukturore

Maqedonia

BDI: Mbi 2 miliardë euro në projekte infrastrukturore

Më: 5 prill 2023 Në ora: 13:11
BDI

Dita e djeshme shënon nismën e realizimit të projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit tonë që do të kontribuojë në hapjen e vendeve të punës, zhvillimin e kompanive vendore, zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, thuhet në kumtesën e sotme të BDI.

“Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron se projektet si Korridori 8 dhe 10-D, autostrada Shkup – Bllacë, autostrada Kërçovë – Bukojçan dhe rruga nga Ura e Boshkut deri në fshatin Izvor, që në tërësi arrijnë vlerë të mbi 2 miliardë euro, paraqesin nxitësin mē të madh dhe më ambicioz në historinë e vendit tonë.

Pas realizimit dhe zbatimit të pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit, anëtarësimit në NATO, nisjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

 BDI është e fokusuar në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të vendit, bashkë edhe me vazhdimin e rrugëtimit tonë europian”, thuhet në njoftimin e BDI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat