MPB me detaje për bujkin që ndërroi jetë duke punuar

Maqedonia

MPB me detaje për bujkin që ndërroi jetë duke punuar

Më: 26 mars 2023 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Një bujk 58-vjeçar ka ndërruar jetë nga lëndimet që ka marrë deri sa po punonte tokën me traktorin e tij.

Nga MPB thonë se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Pas lëndimeve të pësuara bujku ka ndërruar jetë.

“Më datë 25.03.2023, në ora 12:00 është raportuar se në fshatin Saçevë të Strumicës, në vendin e quajtur Axhimerki, V.T.(58) nga i njëjti fshat, duke kryer punë bujqësore me traktor në arën e tij, në të cilën ka pasur gypa metalikë për folie të plastikës, ka pësuar lëndime, e më pas ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, shtojnë nga MPB.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat