Kovaçevski: Edhe hebrenjtë do të futen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Kovaçevski: Edhe hebrenjtë do të futen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut

Më: 10 mars 2023 Në ora: 13:00

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, tha se komuniteti hebre do të jetë një nga komunitetet që duhet të jenë pjesë e Kushtetutës gjatë ndryshimeve kushtetuese që pritet të miratohen nga Kuvendi.

Ndryshimi i Kushtetutës për të përfshirë bullgarët është kusht që Maqedonia të vazhdojë negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian pas përfundimit të skriningut në fund të vitit.

Përveç bullgarëve dhe hebrenjve, parashikohet që në preambulën e Kushtetutës të përfshihen edhe kroatët, gjegjësisht malazezët.

“Kam pasur një takim me përfaqësuesit e Kneset-it, asamblesë izraelite. Ata janë këtu me rastin e përkujtimit të 80-vjetorit të dëbimit të 7144 hebrenjve nga Maqedonia në kampin e vdekjes në Treblinka. Ata janë transportuar dhe vrarë në “Treblinka” nga fashistët dhe këto janë fakte historike dhe nuk mund të diskutohet për këtë temë. Komuniteti hebre në vendin tonë është një komunitet jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe unë kam thënë, sikurse edhe partnerët e koalicionit, se gjatë ndryshimeve kushtetuese, hebrenjtë do të jenë një nga komunitetet që ne besojmë se duhet të jenë pjesë e Kushtetutës sonë”, tha Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat