Geer-Lloga: Nevojiten përpjekje të mëtejshme për të hequr ndikimet politike në gjyqësor

Maqedonia

Geer-Lloga: Nevojiten përpjekje të mëtejshme për të hequr ndikimet politike në gjyqësor

Më: 7 mars 2023 Në ora: 16:43
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka zhvilluar sot një takim me shefin e delegacionit të BE-së në RMV, David Geer.

Në takim u diskutuat për reformat e planifikuara në drejtësi, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, skriningun, proceset integruese evropiane, Strategjinë për reformat në drejtësi 2023-2027, reformën zgjedhore, zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, si dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

“Lloga, e informoi euroambasadorin Geer për aktivitetet që po ndërmerren për përmirësimin e kushteve dhe gjendjes së burgjeve, duke marrë parasysh rekomandimet e Komisionit për parandalimin e torturës dhe trajtimit apo ndëshkimit ç’njerëzor dhe poshtërues të Këshillit të Evropës.

Shefi i delegacionit të BE-së në RMV, David Geer, tregoi se nevojiten përpjekje të mëtejshme për të hequr ndikimet politike në gjyqësor. Ai shprehu shpresë për zbatimin e mëtejshëm dhe të suksesshëm të reformave, duke dhënë mbështetjen maksimale për procesin e integrimit evropian”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat