Gashi: Ku mbeti pretendimi se po zgjerohet shumica, janë 64 ose ndoshta më pak

Maqedonia

Gashi: Ku mbeti pretendimi se po zgjerohet shumica, janë 64 ose ndoshta më pak

Më: 2 mars 2023 Në ora: 22:52
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ka thënë se nëse partitë në pushtet do të ishin të interesuar për të rritur shumicën atëherë do të ishin sjellë ndryshe ndaj Alternativës.

Ai tha se ata nuk kanë shfaqur asnjë mirëkuptim për argumentet dhe propozimet e tyre.

“Donin të na bënin presion me numër orësh, edhe pse tashmë kaloi java e tretë dhe propozimi i tyre është në Kuvend. Tani edhe matematika i demanton. Ishim 64 deputetë në shumicë dhe përsëri janë 64 ose ndoshta edhe më pak. Kështu, argumenti i “rritjes së shumicës” jo vetëm që nuk qëndron, por e shpërfaq më saktë angazhimin e tyre për t’ia zgjatur jetën qeverisë me çdo kusht, madje edhe në llogari të eurointegrimit”.

“Marrëdhënia e tyre është e ngjashme me pesimistin i cili e di se do të humbasë, prandaj sillet në stilin “pas meje as dielli mos të perëndojë”.

Për fatkeqësinë e tyre, dielli do të lindë sërish, por nuk do të jetë njësoj për të gjithë”, deklaroi Afrim Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat